https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu"/>

"Rruga e Kombit", Ilir Meta bën thirrje për qetësi dhe dialog - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta ka bere apel për dialog mes qeverise dhe qytetareve lidhur me tarifën e Rrugës se Kombit, ne mënyrë qe te shmangen përplasjet e panevojshme.?Është e domosdoshme që çdo vendim që ka të bëjë me qeverisjen të jetë i mirëstudiuar dhe i mirëkonsultuar dhe është e drejtë e çdo qytetari, e çdo komuniteti të kërkojë dhe të forcojë ndjenjën e llogaridhënies ndaj qeverisjes qendrore edhe vendore për çdo taksë që paguajnë apo për çdo shërbim që duhet të udhëtohet. Megjithatë shpresoj në një reflektim të përgjithshëm dhe në vendosjen e një dialogu?.Kreu i shtetit ka komentuar dhe vendimin e opozitës për mosbindje civile.?Opozita ka të gjitha mundësitë që të shfrytëzojë instrumentet e saj për të rritur kontrollin parlamentar ashtu sikurse mazhoranca duhet të jetë më e interesuar për dialog të qëndrueshëm me opozitën, grupet e interesit, me komunitetet, me qytetarët në mënyrë që të evitohet çdo shkak për tensione të panevojshme dhe për konflikte që nuk i shërbejnë as vendit, as qytetarëve dhe as një qeverisje më të mirë dhe as një demokracie për të cilën të gjithë duhet të kontribuojmë më shumë?.Ndërsa ka pasur dhe një mesazh për thirrjen për te mospaguar taksat.Mendoj se ky vend qëndron në bazë të kontributit të çdo qytetari në radhë të parë, por edhe të çdo taksapaguesi. Dhe në këtë drejtim edhe qeveria, por edhe opozita duhet të rrisin bashkëpunimin dhe transparencën në respekt të qytetarëve shqiptarë në radhë të parë, dhe të gjitha kërkesave dhe pretendimeve të tyre, por edhe të taksapaguesve shqiptarë, të cilët mbajnë edhe shtetin, edhe institucionet.

Share This Video


Download

  
Report form