Rruga e Kombit, Haxhinasto bën thirrje për evitimin e aksit Milot-Rrëshen-Ora News

Ora News Lajme 2016-01-17

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në zonën e Kurbinit, vërshimi i Lumit Mat ka sjellë gërryerje të tokës në rrugën e Kombit. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet ky aks, Ministri Haxhinasto ka garantuar marrjen e masave për të shmangur aksidentet. Ministri i Transporteve ka parë nga afër situatën ndërsa mjetet e ushtrisë kanë hedhur inerte dhe gurë për të evituar gërryerjet.
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka parë nga gjendjen në Rrugën e Kombit për shkak të rrezikshmërisë që paraqitet për drejtuesit e automjeteve nga gërryerjet e Lumit Mat.
Haxhinasto: Jo vetëm këtu por edhe në disa pika të tjera ku ka pasur probleme serioze me rrugën, Autoriteti Rrugor Shqiptar, është duke bërë projektin përkatës dhe do të ndërhyhet me investime afatëgjata, por sigurisht në këto momente është e domosdoshme që të kontrollohen këto pika siç është kjo pikë këtu në Skuraj në segmentin Milot-Rrëshen
Ministri i Transporteve garantoi marrjen e masave dhe kryerjen e investimeve në këto akse të rëndësishme kombwtare për të shmangur aksidentet gjatë reshjeve të shiut apo bllokimit nga dëbora.
Haxhinasto: Mendoj se është momenti për të bërë edhe një thirrje, për të pasur kujdes, temperaturat do të ulen në mënyrë të ndjeshme. Ky segment është shumë vunerabël, shumë i prekshëm nga bora dhe akulli. Kështu që drejtuesit e mjeteve duhet të pregatiten, duhet të marrin zinxhirë. Por unë do të thoja gjithashtu që nëse është e mundur të evitohet rruga, të evitohet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/haxhinasto-ben-thirrje-per-evitimin-e-aksit-milot-rreshen/

Share This Video


Download

  
Report form