Rruga e Kombit me pagesë, 5 euro për çdo kalim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo makinë që do të kalojë Rrugën e Kombit është e detyruar të paguajë për një udhëtim. Mesditën e kësaj të diele janë kryer provat e para në hyrje të tunelit të Kalimashit, ku janë vendosur sportele të posaçme.



Vendimi për të paguar për çdo kalim në Rrugën e Kombit u morr në dhjetor të vitit 2016, kur qeveria dha me koncesion këtë aks.



Vendosja e taksës së kalimit u prit me kritika dhe protesta, kryesisht nga banorët e zonës verilindore të Shqipërisë, të cilët kanë lëvizje të shpeshta drejt Kosovës.



Tashmë që janë kryer provat e para, kreu i shoqatës së biznesit në Kukës, vijon ta kundërshtojë vendosjen e taksës.



Pagesa për kalimin në Rrugën e Kombi varion nga 2.5 euro për motorë, 5 euro për vetura e deri në 22.5 euro për kamionët e rëndë.



Sipas kontratës, ndër të tjera parashikohet se koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës. Koncesionari ka për detyrë të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën, sipas një pakete të paracaktuar për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.



Kocesionari kryen testet teknike dhe nëse vëren ndonjë problem teknik, duhet të marrë masa ta rregullojë atë. E nëse gjithçka shkon mirë, taksa do të nisë të vilet brenda javës së ardhshme. Rruga e Kombit është segmenti i parë rrugor, i cili bëhet me pagesë.

Share This Video


Download

  
Report form