Bllokohet Rruga e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përkeqësimi i papritur dhe i menjëhershëm i motit ka sjellë një sërë problemesh në rajonin veri lindor të vendit. Si pasojë e reshjeve të shiut e dëborës, në rrugën e kombit ka patur shembje masive të dherave qe kanë bllokuar thuajse tërësisht autostradën. Dëmet më të mëdha janë shëmuar në zonën e quajtur Kolsh, 7 km nga qytetit i Kukësit, ku rruga e kombit është e hapur vetëm ne njërën korsi. Qarkullimi është i vështirë dhe po kontrollohet nga policia e qarkullimit rrugor. Shumë komuna të thella ne Qarkun e Kukësit janë bllokuar nga dëbora e rënë ne fundjave. Trashësia arrin në 50 cm ndërsa në afërsi të tunelit të Kalimashit rreth 40 cm. Deri tani të bllokuara janë komunat Arren, Zapod, Grykecaj dhe Bushtricë. Ato nuk kanë as energji elektrike. Reshje të dendura dëbore ka pasur dhe në Bulqizë e Dibër. Në Peshkopi trashësia e dëborës në qytet arrin në 15 cm ndërsa në zona e thella kalon mbi 40 cm, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve, sidomos ne Ostren, Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Selishtë dhe disa fshatra të Komunës Martanesh. Rruga nacionale Burrel - Peshkopi, nuk paraqet probleme pasi nuk ka prezencë të akullit në rrugë. E njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Shkodrës. Për shkak të reshjeve të dëborës aksi nga Boga drejt fshatit Turistik te Thethit vijon te jete e bllokuar. Një grup turistësh Cek nuk kanw mundur të vazhdojnë rrugën drejt zonës malore. Por bllokimi i rrugëve nuk është i vetmi problem. Bora pranverore ka sjellë edhe problemesh në furnizimin me energji elektrike.

Share This Video


Download

  
Report form