PD: Rruga e Kombit jo me pagese - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ndërsa qeveria ka hapur garën per te dhënë mirëmbajtën e Rrugës se Kombit me koncesion, opozita ka shprehur qëndrim e saj kundër kësaj nisme, me argumentin se nuk është koha per te aplikuar takse te re mbi qytetaret. Ish-Ministri i Financave Ridvan Bode thote se sot shqiptaret paguajnë taksen e qarkullimit, çka krijon fondin për mirëmbajtjen e rrugëve. Për Ministrin e Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, Rruga e Kombit ka nevoje për milion leke te tjera investime, për pasoje mirëmbajtja është e pa përballueshme. Afati i fundit per paraqiten e ofertave nga kompanitë e interesuara per te marre me koncesion Rrugën e Kombit është data 6 prill. Ne diskutimet mes eksperteve, tarifa per kalim mund te jete ne nivelin e 5 eurove. Këto deklarata u bene gjate miratimit ne Komisionin e Ekonomisë se strategjisë se taksimit rrugor. Kjo strategji do t?i hape rruge studimeve konkrete per te pare, se cilat mund te jene rrugët nacionale ne Shqipëri, qe do te jenë me pagese.

Share This Video


Download

  
Report form