Ahmetaj: Nga TVSH, asnje rritje çmimesh

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

?Ja ku jemi përpara faktit të kryer, le të dalë njëri e të më thotë ku janë rritur çmimet? 1 Prilli hyri, le të dalin të thonë ata që gënjejnë??

Përkundër akuzave të opozitës dhe protestave që zhvilloi një pjesë e biznesit të vogël, ministri i Financave dhe Ekonomisë thotë se tatimi mbi vlerën e shtuar nuk është një takse e re as për konsumatorin dhe as për bizneset, por nga 1 Prilli ka ndodhur vetëm përfshirja e 9900 ndërmarrjeve në këtë skemë. Ahmetaj sqaroi se TVSH-ja sot paguhet nga të gjithë, e se ideja për të ulur këtë prag ka qenë e hershme.

Por përveç këtij sqarimi, Arben Ahmetaj përsëriti dhe njëherë qëndrimin e tij për të mos gjobitur deri në fund të vitit askënd nga kjo kategori që plotëson gabim deklaratën e TVSH-së.

Ai iu bëri thirrje bizneseve që të mos dëgjojnë deklaratat politike, por të vazhdojnë punën e tyre.

Për Ministrinë e Financave qëllimi i vendosjes së TVSH-së në vlerën 20% edhe për bizneset me xhiro deri në 2 milion lekë është të kapet transaksioni për sipërmarrësit e mëdhenj.

Share This Video


Download

  
Report form