Ahmetaj: Shqipëria nuk fiton asnjë lek nga konçensionet

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË -- Konçensionet në Shqipëri derdhin zero lekë në buxhetin e shtetit, deklaroi sot Arben Ahmetaj nga selia e PS-së. Duke vazhduar debatin e djeshëm në Kuvend të deputetit Erion Braçe për çështjen e konçensioneve, Ahmetaj theksoi se "në këto 8 vjet, kërkimi në sektorin e naftës ka dështuar. Asnjë pikë naftë e re nuk është zbuluar. Për më tepër, në mënyrë të qëllimshme dhe në emër të interesave klienteliste Sali Berisha ka krijuar kushtet për një shfrytëzim pa asnjë kriter të naftës në Shqipëri. Shkrirja e institutit të naftës, eliminimi i mbikëqyrjes së prodhimit dhe i monitorimit të impaktit në mjedis, janë veç disa nga veprimet e kësaj qeverie që kanë mundësuar daljen jashtë çdo kontrolli të këtij sektori. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS