Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH nuk do të ketë efekte në çmime. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një konferencë për mediat ka sqaruar se nga kjo do e pësojnë vetëm bizneset e paformalizuara. Kreu i Financave sqaroi se taksa e pronës tashmë do llogaritet në bazë të vlerës.Ndërsa përsa i përket marrëdhënies me FMN ajo do të mbetet monitoruese.
Qytetarët nuk do të preken nga përfshirja e bizneseve të vogla në TVSH.
Ministri i Finanacave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se kjo nismë ka synim formalizimin e ekonomisë dhe nuk do të ndikojë në rritje çmimesh për konsumatorët.
Ahmetaj: Ndonjë biznes informal i cili mund të ketë jetuar deri tani vetëm për shkak të mospagimit të taksës do të detyrohet të agjystojë sjelljen, për këtë jam i bindur. Por nuk do të ketë rritje çmimesh dhe kostoja e administrimit është minimale dhe do ti bëjë mirë shumë biznesit.
Përsa i përket taksës së pronës, Ahmetaj rikonfirmoi se tashmë llogaritja e taksës do të bëhet në bazë të vlerës së banesës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/biznesi-i-vogel-ne-tvsh-ahmetaj-sqaron-se-sdo-te-kete-rritje-cmimesh/