Tabaku: TVSH-ja për biznesin e vogël, 50 mijë subjekte drejt falimentit, 20% rritje çmimesh

Report TV 2018-05-14

Views 0

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e intervistuar sot nga Report TV pas një tryeze të opozitës me biznesin e vogël, foli lidhur me valën e protestave që pritet të mbëhsteten nga Partia Demokratike dhe aleatët me target grupet, përfaëqsues të bizneseve por edhe familjet që preken nga përfshirja e një numri biznesesh të vogla në skemën e TVSH-së.

Tryeza, doli në konstatim se biznesi i vogël kundër tv, argumentat për nismën?

PD që kur qeveria tha se do të përfshijë në TVSH bizneset me xhiron nga 2 milionë lekë e sipër, pati kundërshtitë e veta, duke patur parasysh si funksionin skema. Ndërkohë që sot bizneset e dëshmuan vetë që të gjitha argumentat që kemi dhënë, janë ato që biznesi po përjeton. Bizneset e vogla nëse futen në skemën e TVSH do kenë një rritje masive çmimesh, që shkon nga 6 deri në 8 për qind për disa biznese, dhe deri në 20 përqind për bizneset e tjera, sikurse janë fruta perimet etj. Do të kemi një ulje të konsumit dhe një rënie të fuqisë blerëse, duke parë edhe rritjen e mëparshme të taksave. Do të ketë një rritje të informalitetit. Sot bizneset po mbyllen pasivisht si rezultat i rritjes së taksave dhe tarifave të tjera lokale. Kemi një shifër prej 50 biznesesh që mbyllen çdo ditë, kjo do të rritet pas 1 prillit. Bizneset deklarojnë që do të kenë ose heqje dorë nga fitimi i tyre, oshe heqje të punonjësve në masë. Pra do të kemi persona që dalin nga tregu i punës dhe duke parë që 95 përqind e të punësuarve janë nga bizneset e vogla, janë biznese që mbajnë familje të tëra dhe e ardhmja e thuajse 50 mijë bizneseve vihet në rrezik.

Për sa i përket informalitetit, e rrit apo e ul përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH?

Ne nuk po flasim këtu për hipoteza, por po flasim për të vërteta. FMN thotë se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH do ta rrisi informalitetin, sepse bizneset do të detyrohen të nëdeklarojnë për të kapur xhiron 2 milionë, do detyrohen që të mbyllin biznesin, të kalojnë në statusin pasiv dhe të hapin një biznes të ri për të kapur xhiro më të vogël se dy milionë. Administrata tatimore nuk e ka kapacitetin për të menaxhuar një numër kaq të madh biznesesh, sepse me 15 milionë euro që do futen në buxhetin e shtetit nga futja në TVSH e biznesit të vogël është thuajse 1 për qind e gjithë të ardhurave që mbledh qeveria nga e gjhithë TVSH. Kjo ëhstë e vërtetë për një pjesë të madhe të vendeve në tranzicion dhe evropiane, ku limiti hëtsë qëllimisht më i lartë për t?i lejuar këto biznese që të kenë sa më pak shtrëngesa nga shtatei dhe inspektorë tatimore që shkojnë te dera e tyre. Sot llogaritet thuajse 10-12 kontrolle në ditë., duke nisur që nga inspektimet e mjedisit, AKU, taksat dhe tatimet, autoritete lokale, që angazhojnë një pjesë të madhe të kohës të biznesit të vogël.

Share This Video


Download

  
Report form