Qeveria do te heqe TVSH-ne per biznesin e vogel

RTV KLAN 2020-06-10

Views 1

Qeveria ka vendosur të heqë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për biznesin e vogël, bashkë me tatimin mbi fitimin, si një masë e cila do të lehtësojë këtë kategori ndërmarrjesh nga kriza që shkaktoi pandemia. Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të përkrahë ata që hapin vende pune dhe mbajnë ekonominë familjare.
Nisma është pjesë e Planit Kombëtar ?Shqipëria 2030?, e cila përveç përjashtimeve nga taksat për biznesin e vogël do të ketë dhe një paketë sociale për kategoritë vunerabël dhe investimesh në projekte infrastrukture, duke patur si parësore rindërtimin. Kreu i qeverisë tha se efekti fiskal i të ardhurave në buxhet që do të vijnë nga investimet dhe përjashtimet nga taksat amortizohen nga suksesi i emetimit të Eurobondit me vlerë 650 milionë euro, kundrejt një interesi të favorshëm prej 3.62%.
Kryeministri tha se qeveria do t?i shkojë deri në fund nismës së saj për bërë brenda këtij viti amnistinë e kapitalit. Pasi drafti të jetë gati, ai do të konsultohet me njësinë europiane kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit Moneyval, ndërsa premtoi se nuk do të amnistohen paratë e asnjë politikani, gjykatësi apo prokurori.
Brenda paketës sociale qeveria do të mbështetë kategoritë në nevojë dhe do të rritë pagat në disa sektorë të administratës publike. Këtë muaj përfundon edhe hedhja e pagave të luftës për të gjithë të punësuarit, e personat e mbetur të papunë për shkak të pandemisë, ndërsa plani kombëtar i rimëkëmbjes do të shpallet pas disa javësh.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form