Kryeministri Rama dhe kreu i demokratëve Lulzim Basha kanë replikuar në distancë pas prezantimit të nismës së qeverisë për të përfshirë në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar edhe biznesin e vogël. Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri akuzon opozitën se është vënë në mbrojtje të informalitetit.
Edi Rama: ?Opozita front në mbrojtje të informalitetit. Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm. Asnjë biznes pa TVSH. Fund mashtrimit me lekët e popullit. Biznesi i vogël do të vijojë të ketë zero tatim-fitimi, por do të duhet të marrë çdo mall me faturë dhe të shesë çdo mall me kupon. Askush nuk mund të hajë më pas shpine as konsumatorin, as shtetin; gjithkush atë që meriton, gjithkujt atë që i takon?.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Bashës, i cili e akuzon kryeministrin se gjatë qeverisjes ka ndarë me klientët e tij paratë e taksapaguesve shqiptarë përmes konçensioneve dhe tenderave korruptivë.
Lulzim Basha: ?Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t?u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit?.
Qeveria e argumentoi këtë nismë si të domosdoshmë në kuadër të luftës kundër informalitetit, por opozita e cilësoi një barrë të panevojshme për biznesin e vogël.
Tv Klan