Report TV - TVSH te biznesi i vogël,Basha nis takimet:Do luftojmë këtë çmenduri

Report TV 2018-05-03

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi sot përfaqësues të biznesit të vogël lidhur me projektin e qeverisë Rama për përfshirjen e tyre në skemën e pagesës së TVSH. Tregtarët e vegjël me biznes kryesisht familjar, në zonën e Paskuqanit, thanë se futja e tyre në skemën e TVSH do të sjellë kosto shtesë për ta, rritje çmimesh, dhe pamundësi për të mbajtur akti?vitetin, pasi edhe me çmimet aktuale ata mezi ia dalin të mbyllin muajin.
Basha theksoi se ai dhe Partia Demokratike do të luftojnë, që sipas tij, kjo çmenduri të mos ndodhë dhe kërkoi bashkimin e biznesit të vogël në këtë betejë.

?Vijnë e na gjobisin. Ne nuk e çojmë mallin jashtë shtetit. Kontrabandën nuk e bëjmë ne biznesi i vogël. Na vendosin 500 mijë lekë gjobë. E për çfarë?! Për një kupon. Mund ta bësh gabim kuponin nga 200, në 2 mijë lekë por prapë të venë gjobë. Kjo është për të mbyllur dyqanin. Më kanë borxh prej 2 vitesh, skanë lekë të më sjellin?, tha Xhevairi, një pronar i një dyqani materialesh ndërtimi.

?Ke menduar se do të fusin në skemën e TVSH-së??, pyeti Basha një pronar bari.

?Eshtë një dëm për të dy krahët, për popullin?, tha ai.

?Sa do e shesësh kafen po të erdhi 20% TVSH-ja??.

?Do ngrihet, do shkojë 700 lekë. Populli nuk ka as mundësi ta paguajë as 500 lekë. Zor se e pi një kafe por po tek ushqimet?! Me këtë që është duke bërë ai është skandal. Eshtë fare skandal?, u përgjigj pronari.

Share This Video


Download

  
Report form