Ora News – Biznesi i vogël në TVSH, Basha: Rama i çoroditur, propozimi ynë zgjidhje

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i PD, Lulzim Basha këmbëngul se TVSH-ja për biznesin e vogël do të rrisë çmimet dhe papunësinë dhe nga ana tjetër do të fuqizojë ata që ai i quan oligarkët.
Basha: Edi Rama mbron dhe promovon interesat e këtyre oligarkëve, një grushti njerëzish të cilët kanë shtënë në dorë të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare.
Basha tha se mirëpret një debat për këtë cështje, ndërsa ofron platformën ekonomike të PD si zgjidhje.
Basha: Propozimi ynë është i thjeshtë: biznes i vogël të konsiderohet çdo biznes nën nivelin 12 milionë lekë të reja xhiro në vit. Biznesi i vogël të mos paguajë TVSH, por duke përfshirë biznesin nën fashën 12 milionë lekë do të rritet lufta kundër informalitetit, do të rritet formalizimi i ekonomisë.
Kryedemokrati akuzoi kryeminstrin si të lidhur me krimin, ndërsa tha se beteja për këtë çështje do të vazhdojë. Ai tha se pas arrestimit të Durim Kecit, persona me imunitet i bënë presion policisë, duke përmendur me emër kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dakon.
Basha: Pas arrestimit të Durim Kecit, persona me imunitet janë paraqitur në komisariatin e policisë për t?i ushtruar presion politik policisë. Në dijeninë tonë, bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Durrësit dhe përfituesin direkt të bandave të Durrësit, Vangjush Dako, dhe të paktën një deputet të PS . Këto janë prova dhe fakte që flasin qartë se krimi i organizuar shqiptar dhe mafia shqiptare, kanë te kjo qeveri dhe te ky kryeministër, një mbrojtës dhe një promovues të interesave të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/biznesi-i-vogel-ne-tvsh-basha-rama-i-coroditur-propozimi-yne-zgjidhje/

Share This Video


Download

  
Report form