Biznesi i vogel ul qepenat, proteste kunder TVSH

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Qindra biznese në të gjithë Shqipërinë, kanë mbyllur në shenjë proteste qepenin, për të kundërshtuar futjen në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Në kryeqytet kanë qenë dhjetëra biznese në zonën e "21 Dhjetorit" dhe tregut industrial pranë ish-të ?Qytetit te Nxënësve? të cilët për rreth 2 orë, kanë mbyllur aktivitetin e kanë lënë vendin e punës.

Në Korçë tregtarët bllokuan edhe rrugët kryesore.

Ata kërkojnë nga qeveria që të tërhiqet nga ky vendim, e të çojë pragun për përfshirjen në TVSH në 10 milion lekë, nga 5 milion që ishte përpara 1 prillit.

Mbyllje të dyqaneve ka patur edhe në qytetin e Fierit. Tregtarët e vegjël thonë se për shkak të rritjes së kostove rrezikojnë falimentimin.

Në 1 Prill 11 500 biznese u bënë pjesë e zinxhirit të tatimit mbi vlerën e shtuar. Më parë kufiri për të hyrë në këtë skemë ishte 5 milion lekë në vit, ndërsa qeveria e uli në 2 milion.

Shoqata e tregtarëve të vegjël ka lajmëruar përshkallëzim të grevës, kjo nisëm sipas saj do të çojë në faliment 50 mijë biznese.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS