Report TV - Biznesi i vogël në protestën kundër TVSH, ulen qepenat për një orë

Report TV 2018-05-14

Views 0

Pas thirrjes së Shoqatës së Biznesit, biznesi i vogël protestoi sot, duke ulur qepenat për një orë kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Tregu i Medresesë, ai Elektrik, Industrial dhe tregu Çam në kryeqytet mbyllën dyert për një orë. Gjithashtu edhe tregje në rrethe i janë bashkuar protestës. Tregtarët paralajmërojnë se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël do t'i çojë ata drejt falimentimit.

Por jo të gjithë tregtarët i janë bashkuar protestës kundër vendosjes së TVSH. Ata kanë refuzuar prezencën e deputetëve të PD-LSI, të cilët i kanë akuzuar se po bëjnë politikë. Përplasje pati te Tregu i Medresesë ku deputetit demokrat, Flamur Noka, iu kërkua të largohej nga tregu.

Edhe te Tregu Ushqimor pati debate kundër prezencës së deputetëve të opozitës. Tregtari i një dyqani që nuk ishte solidarizuar me protestën i kërkoi llogari Halim Kosovës për tetë vitet e qeverisjes së PD duke iu drejtuar "Çfarë do që vjen këtu?", ndërsa pati edhe thirrje kundër kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Gjithashtu, deputetë të PD dhe LSI, mes tyre Endrit Braimllari i LSI, janë përplasur fizikisht me tregtarët, të cilët kanë vendosur të vijojnë punën e tyre normalisht dhe të mos ulnin qepenat.

Megjithatë, shqetësimi i tregtarëve që protestuan sot ishte përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH e cila sipas tyre do t'i çojë ata drejt falimentimit.

Solidarizim me thirrjen që është bërë nga shoqata e biznesit për mbylljen me një orë të biznesit. Më pas të shohim se çfarë do bëjmë. Po shkojmë drejt falimentimit, ajo që po bën kjo qeveri po na çon në falimentim. Rritja e TVSH-së do ketë rritje të çmimeve që nuk përballohen nga populli. Ne paguajmë taksë pastrimi, taksë shkolle, siguracione edhe një taksë TVSH-je donim ne dhe mbarojmë.

Tregtar te Tregu i Medresesë

Share This Video


Download

  
Report form