Rrëshqitjet e dherave rrezikojnë banesat në Rrëshen e Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e reshjeve në të gjithë vendin, ka sjellë probleme të shumta në infrastrukturë. Më e rende është gjendja në lagjen Mal Milot në Rrëshen ku sasira të mëdha dherash kanë shkatërruar plotësisht disa banesa.Janë me dhjetëra familje që kanë kërkuar ndihmën e institucioneve nga rreziku iu kanoset nga rrëshqitjet e tokës.Për këtë arsye disa familje janë larguar. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve.Problem ka edhe ne zona të tjera të vendit. Në Elbasan, në fshatrat Papërr Sollak dhe Pajun, shembja e rrugës e ka bërë të vështirë lëvizjen e 700 banorëve.Zona e Paprrit përshkohet nga disa përrenj të rrëmbyer dhe shpesh herë ka kërkuar investime për të bërë të mundur lëvizjen normale të banorëve. Sipas bashkisë shumë shpejt do të nisë ndërtimi i pritave dhe pyllëzimi i bregut.

Share This Video


Download

  
Report form