Tiranë, prishen banesat e romëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-20

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorë të Mbrojtjes së Territorit u përplasën me disa nga familjet rome, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i ?Unazës së Madhe?. Aksioni u përqendrua pranë ?Pallatit me Shigjeta? ku preken 9 familje të komunitetit rom. Ata kundërshtuan prishjen e banesave, pasi sipas tyre, nuk janë lajmëruar dhe as nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Disa prej tyre, nuk pranuan të dilnin nga banesat. U desh ndërhyrja e forcave speciale të policisë, të cilat bënë të mundur lirimin e banesave dhe vijimin e aksionit. Projekti për ndërtimin e ?Unazës së Madhe? kalon në disa zona të banuara, për të cilat qeveria ka bërë njoftimet përkatëse. Për çdo prishje, do të ketë kompensime me vlerën e tregut.

Share This Video


Download

  
Report form