Ish-Reparti Ushtarak ne fshatin e Sharrës, rreth 2 kilometra nga Kombinati është gjysme-zgjidhja qe ofron qeveria për strehimin e romeve te braktisur, por qe duket se me shume gjeneron një konflikt te ri pronësie. Vetëm pak dite me pare ky ambient thuajse i degraduar, kaloi ne pronësi te Ministrisë se Punës. Drejtori i Shërbimit Social premton se pas 1 muaji, kur te përfundojë rikonstruksioni, këtu mund te strehohen rreth 100 familje. Por alternativa e Ministrisë kundërshtohet fort nga banoret e fshatit te Sharrës. Ata deklarojnë se nuk do te lejojnë asnjë person te hyje ne këtë zone, pasi pretendojnë pronësinë e tokës se ish-Repartit Ushtarak. Me herët, ministri i Punës, Spiro Ksera, jo vetëm u ka bere thirrje familjeve rome te mos përdoren politikisht, por ka sulmuar edhe Bashkine e drejtuar nga Lulzim Basha, qe sipas tij, është institucioni përgjegjës për strehimin. Por zgjidhja qe 8 familjet rome gjeten tek Avokati i Popullit, ka bere qe ne mesdite te mësyjnë ne këtë institucion edhe rreth 50 familje te tjera rome, qe kërkonin ndihme. Pas thirrjes se Igli Totozanit ato u shpërndanë. Ndërkohë, banoret rome qe vazhdojnë te strehohen këtu, ende nuk kane marre një vendim për te jetuar ne fshatin e Sharrës. Vetëm tre vitet e fundit për te ndihmuar komunitetin rom janë financuar 8 milion euro, fonde te dhëna nga donatoret e huaj dhe buxhetit te shtetit, për te cilat pak dihet se ku kane përfunduar.
Ex-Military Ward in the village of Sharra, about 2 miles from the Combine is a half-solution that provides government abandoned housing situation of Roma, but that seems more a conflict generates new ownership. Just a few days ago that almost degraded environment, ownership passed to the Ministry of Labour. Director of Social Services promises that after 1 month, when complete reconstruction, it can be accommodated around 100 families. But the alternative is strongly opposed by the Ministry of village residents Sharra. They say it will not allow any person to enter into this area, as land claim ownership of the former Military Department. Earlier, Minister of Labour, Spiro Ksera, not only has called Roma families not used politically, but has attacked the municipality run by Lulzim Basha, who in his opinion, is the institution responsible for housing. But the solution was found to Roma families 8 Ombudsman has done that in the noontide of RAID in this institution, about 50 other Roma families, who sought help. After the call that they were distributed Staf. Meanwhile, Roma people who continue to shelter here, still have not taken a decision to live in the village of Sharra. Just three years to help the Roma community are funded 8 million, funds provided by foreign donors and the state budget, for which little is known about where they ended.