Rama: S’ka pagesa pa zgjidhje për Kukësin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria do të ndalojë çdo lloj tarife për kalimin në ?Rrugën e Kombit?, deri sa të gjendet zgjidhja për banorët e pjesës verilindore të vendit. Në sallën gjysmë bosh të parlamentit, kryeministri Rama tha se ekzekutivit do të bëjë gjënë e duhur.Pa dashur të justifikohet, shefi i ekzekutivit bëri një ?mea culpa? për vendosjen e tarifës pa u konsultuar më gjatë.E ndërkohë që protesta zgjat prej disa ditësh për tarifën e kalimit të ?Rrugës së Kombit?, Rama tha se për ndërtimin e saj janë paguar 1.3 miliardë euro nga qeveria e PD-së. Para të marra borxh, të cilat ende paguhen nga buxheti i shtetit.Ndërkohë që opozita gjendej në protesta, Rama tha se meraku i ligjvënësve të pakicës parlamentare nuk është rruga, por frika nga drejtësia.Para deputetëve të mazhorancës, Rama ka mbrojtur koncesionet e dhëna nga qeveria e tij, pasi ajo është forma më e mirë për t?u dhënë shërbimet më të mira e pa pagesë qytetarëve.

Share This Video


Download

  
Report form