Invalidët tre muaj pa pagesa - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

800 familje ne rrethin e Gramshit janë zhytur ne varfëri ekstreme. Mos marrja prej 3 muajsh e pagesës se invaliditetit, për familjaret qe kane këtë status, ka thelluar skamjen dhe mjerimin ne shtëpitë e tyre.
Buka, borxh dhe thate është ushqimi i çdo vakti dhe dite, për fëmijët e këtyre familjeve. Ata thonë se nëse vijon kjo gjendje, do detyrohen qe fëmijët ti ojne ne jetimore pasi e kane te pamundur ti ushqejnë. Kryetari i bashkise se Gamshit i bën apel qeverise dhe ne veçanti ministrisë se punës te zgjidhe problemin e pagesës se invaliditetit para festave te fundvitit. Edhe deputeti socialist Damian Gjiknuri i cili është takuar me invalidët e Gramshit, denoncoi indiferencën e qeverise. Sipas tij është e pa tolerueshme qe ne 2012-ën qindra familje dhe fëmije te vuajnë për bukën e gojës. Por këtë problem nuk po e vuajnë vetëm personat me aftësi te kufizuar ne Gramsh. Mijëra invalidë ne gjithë vendin prej tre muajsh kane mbetur pa paga ndërsa ministria e punës, ende nuk ka deklaruar një zgjidhje.

Share This Video


Download

  
Report form