Toponimet, problem pa zgjidhje - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Emigrantet shqiptare, qe jetojnë dhe punojnë ne Greqi, këtë vere nuk lejohen te vijne ne atdhe per pushime. Shteti fqinje këmbëngul qe ne pasaportat e fëmijëve shqiptare te lindur atje, toponimet te shënohen vetëm sipas kërkesës se Athinës zyrtare. P.sh nëse një fëmijë ka lindur ne Selanik, ne pasaporte duhet te shënohet vetëm Tthesaloniki dhe jo Selanik. Kjo kërkesë nga pala greke ka shkaktuar pakënaqësi te shoqërisë shqiptare ku thuajse çdo familje ka te afërm apo familjare ne Greqi. Banore te Tiranës madje dhe emigrante qe i gjetëm pranë ambasadës greke ne kryeqytet, për këtë çështje fajësojnë qeverinë shqiptare qe sipas tyre është e pafuqishme për te mbrojtur te drejtat e shtetasve te saj. Institucioni i Avokatit te Popullit për te treten here i kërkon zyrtarisht dhe publikisht Ministrisë se Jashtme zgjidhje për mijëra emigrante qe nuk mund te vijnë ne Shqipëri. Ne një deklarate për shtyp te këtij institucioni, Avokati i Popullit, le te kuptohet se ka kërkuar plotësimin e pretendimeve te palës greke dhe prodhimin e pasaportave te reja për fëmijët e emigranteve shqiptare, ne mënyrë qe te mos kenë pengesa ne kufi. Pas kësaj deklarate ka reaguar ministria e Jashtme. Zyra e shtypit citon se për zgjidhjen e këtij problemi, ministri Aldo Bumçi ka zhvilluar nje sere takimesh me palën greke, ndërsa pritet përgjigje per propozimet e kërkuara. Por, burime te mirinformuara diplomatike bene te ditur për Vizion Plus se pala shqiptare ka përcjellë propozimet e saj ne Athine, qe ne nëntor te vitit te kaluar. Shqipëria kërkon qe shteti fqinje te zgjidhe çështjen e toponimeve, ashtu si Greqia e ka zgjidhur me Turqinë, duke shënuar ne pasaporte toponimin ne dy gjuhe. Deri tani ky propozim ka mbetur pa përgjigje. Edhe ne fillim te këtij viti pala shqiptare i ka dërguar zyrtarisht një note ambasadorit te Greqisë ne Tirane, ku përsëritet propozimi. Por edhe pas kësaj kërkese selia diplomatike greke, nuk ka marre mundimin te ktheje as përgjigjen standarde "Faleminderit e morën notën tuaj"! Po perse Greqia pengon shqiptaret te vijnë ne atdhe. Pretendimi i padrejte i shtetit fqinje bazohet ne një rekomandim te Asamblesë se Përgjithshme te Kombeve te bashkuara, qe ne fakt nuk është norme por vetëm rekomandim qe nuk ka asnjë fuqi zbatuese.

Albanian immigrants, who live and work in Greece, this summer we are not allowed to come home for the holidays. Neighboring state insists that the passports of Albanian children born there, the place names are written only request that official Athens. P.sh if a child was born in Thessaloniki, the passport should be noted not only Tthesaloniki and Thessaloniki. This request by the Greek side has caused dissatisfaction among the Albanian society where almost every family has relatives or family in Greece. Tirana residents and migrant even found at the Greek embassy in the capital, for that matter blame Albanian government which...

Share This Video


Download

  
Report form