http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbyllet operacioni i kërkim-shpëtimit për gomonen që kishte lëshuar sinjalin e ndihmës dhe u shpall e zhdukur që nga mbrëmja e së hënës. Por, kapitenereia e portit të Durrësit thotë se kërkimet nuk janë pezulluar nga pala italiane. Qendra e bashkëpunimit ndëroperacional po qëndron në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment nëse do të jetë e nevojshme. E paqartë dhe e mbuluar me mister është ndërkohë pikënisja e gomones. Ajo çka dihet, është se mbrëmjen e 2 shtatorit një person që fliste shqip në komunikimin SOS tha se ishte në rrezik mbytje një gomone me 27 klandestinë kurdë. Menjëherë pala italiane filloi kërkimet në det në bashkëpunim me palën shqiptare. Drejtues së bazës detare të Pashalimanit shtojnë se nuk kanë informacion për pikën e nisjes së gomones dhe nëse vërtet ajo ka qenë në lundrim në ujërat shqiptare. Kufiri shqiptar është parë një si një portë kalimi për dhjetëra emigrantë që vijnë nga vendet e lindjes të përfshira në konflikt. Burime policore që i kanë intervistuar ata, thonë se emigrantët u konfirmojnë se janë mbajtur për disa javë në kampe në Greqi por dyert e këtyre vendstrehimeve janë hapur kur shtetit Helen ju ndërprenë ndihmat nga BE.