Tjetër gomone me drogë në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
700 kg marihuanë u zbuluan nga policia italiane në një gomone të braktisur në breg të detit. Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria, ndërsa skafistët janë larguar për t?i shpëtuar arrestimit.Droga e gjetur në plazhin e Porto Rekanatit në Macerata, ishte e vendosur në 28 pako të mëdha. Gomonia ishte rreth 10 metra e gjatë me 2 motorë të fuqishëm. Policia gjeti në gomone edhe disa bidonë me karburant. Vlera e drogës në treg do të kapte shifrën e 5 milionë eurove.Edhe në Korçë policia sekuestroi 376 kg lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa në gjendje të mykur. Hashashi u gjet në një tunel në malin e Shipckës-Voskopojë. Sasia e drogës është asgjësuar me anë të djegies, ndërsa 10 kg është marrë në cilësinë e provës materiale. Uniformat blu në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autoreve të përfshirë në trafikun e drogës.

Share This Video


Download

  
Report form