Kapen 55 klandestine ne kufi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
55 klandestine nga Pakistani dhe Afganistani janë ndaluar nga policia kufitare  e Gjirokastrës në tre operacione gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne. Në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare për riatdhesimin, ata janë rikthyer sërish në Greqi. Klandestinët janë ndaluar në tre pika të ndryshme në kufirin mes Gjirokastrës dhe Greqisë 16 klandestinë u ndaluan në Peshkopi, 21 në Vrisera dhe 18 në Kakavijë. Kjo tregon se grupet e tyre janë të mirëorganizuara dhe të mirinformuara për rrugën, që duhet të ndjekin për të hyrë në Shqipëri. Nga burime konfidenciale mësohet se shuma që vetëm njëri prej klandestinëve u paguan udhërrëfyesve drejt Shqipërisë është 1500 euro. Shqipëria përdoret nga rrjetet e trafikimit të klandestinëve, si vend transit për të kaluar drejt Italisë. Pavarësisht numrit të madh të klandestinëve të ndaluar në kufirin me Greqinë, policia ka arritur të identifikoje e kape deri tani vetëm tre shtetas nga Fieri përgjegjës për këtë vepër. Ata ndodhen nën arrest me akuzën e dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Share This Video


Download

  
Report form