http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti 2013 pati 2 faqe të ndryshme, atë para zgjedhjeve dhe atë pas zgjedhjeve. Para 23 qershorit partitë politike me konsensus shtynë afatin për legalizimet e ndërtimeve pa leje, në mënyre të njëanshme PD miratoi falje për një sërë detyrimesh të prapambetura ndaj biznesit dhe pas 23 qershorit qeveria e re filloi vendosjen e ligjit duke vënë në qendër të aksionit veçanërisht prishjen e ndërtimeve pa leje. Në 3 muaj të qeverisë Rama u evidentuan dhe u proceduan penalisht 611 raste të ndërtimeve pa leje, ndërkohë që filloi edhe prishja e tyre. Për herë të parë qeveria aplikoi shembjen e ndërtesave me anë të shpërthimit. 3 ndërtesa shumëkatëshe një në Tirane dhe 2 në Vlorë u shemben me lëndë eksplozive. Qeveria nisi një aksion edhe për të luftuar paligjshmërinë në lojërat e fatit dhe si rezultat i këtij aksioni 675 persona u kallëzuan penalisht ndërkohë që u sekuestruan 4 557 pajisjeve elektronike. Sipas qeverisë si pasoje e evazionit fiskal në këtë sektor, buxhetit të shtetit i kanë munguar 110 milionë dollarë në vit. Por aksioni "fundi i marrëzisë" nuk iu shpëtoi akuzave politike. Një nder vendimet e para të qeverisë Rama ishte edhe mbyllja e furrave të prodhimit të gëlqeres që përdorin gomat e makinave si lëndë djegëse në Krujë. Ministria e Mjedisit dhe Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ndërmorën një aksion për shkatërrimin e tyre pavarësisht kundërshtimit të pronareve. Ndërsa politikanet shqiptare u përplasen përgjatë gjithë vitit për vizionin e tyre në shëndetësi apo arsim, ky i fundit sjell çdo ditë dëshmi të degradimit.