Rritje çmimesh në çdo sektor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muaji mars ka shënuar një rritje të çmimeve në pothuajse të gjithë sektorët kryesor të konsumit, duke bërë që inflacioni të arrijë në 2.1 %. Duke ju referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave rritje kanë shënuar grupi i ushqimeve, transportit, mallrave dhe shërbimeve, si dhe qirave, përjashtim ka bërë vetëm kategoria e veshjeve dhe pajisjeve shtëpiake. Rritjen më të madhe krahasuar me muajin paraardhës e ka grupi i transportit, fakt ky i cili është reflektim i çmimit të karburantit që u konstatua në treg gjatë Marsit. Më tej edhe ushqimet, kryesisht zarzavatet, kanë qenë më të shtrenjta për qytetarët, një tendencë kjo e cila vërehet edhe gjatë muajit prill. Edhe grupi argëtim dhe kulturë ka shënuar një shtrenjtim të çmimeve. Ndikim në këtë sektor duket se ka dhënë ekspozita e veprave italiane të 1900, e cila rezultoi me një bum vizitorësh, ndërsa bileta ishte më e shtrenjtë se çdo event tjetër në këtë fushë.

Share This Video


Download

  
Report form