Rritje ekonomike 3.4% në 2016 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja ekonomike në vitin 2016 vlerësohet të jetë 3.4 %, një nivel ky, i cili arrin në pritshmëritë e parashikimeve të qeverisë. Instituti i Statistikave publikoi prodhimin e brendshëm bruto për 3 mujorin e katërt të vitit 2016, i cili arrit në 3.97 %.Pas këtij publikimi, INSTAT vlerëson paraprakisht për një rritje vjetore prej 3.4 %, nivel i kënaqshëm ky krahasuar me vitet paraardhëse.Sektorët e ekonomisë që ndikuan në këtë rritje janë tregtia, transporti akomodimi si dhe shërbimi ushqimor. Ndërsa sektori i dytë që shënoi rritja është ndërtimi i ndjekur më pas edhe nga energjia. Por sipas të dhënave të INSTAT për çdo tremujor, ndikimin në rritjen ekonomike kanë dhënë një sërë faktorësh, por në tërësi ndikimi kryesor është investimi në gazsjellësin TAP, çka ka rigjallëruar sektorin e e ndërtimit. Niveli i rritjes ekonomike me 3.4 % vjen në të njëjtën linjë me parashikimet e FMN.

Share This Video


Download

  
Report form