Bashkia e Tiranës dhe Italia mundësojnë banesat për 60 familje rome - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
60 familje të komunitetit rom në Shkozë do të kenë një shtëpi të re të financuar nga projekti ?New House ? New Life? i cili vjen si një bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës dhe programit te zhvillimit Italo ? Shqiptar.



Kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrat Ahmetaj dhe Manastirliu si dhe nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, ishin në shtëpinë e Yllit dhe Netës, për t?i uruar ata për banesën e re.



?Jemi shumë të lumtur që kemi arritur diçka, e cila ka qenë gangrenë për qytetin tonë për vite të tëra. Në 27 vjet mund të jenë bërë 270 kronika vetëm për këtë komunitet. Por, sot e them me krenari se jemi qyteti ose kryeqyteti i vetëm në Europë, që nuk ka një komunitet rom që jeton në një lagje me tenda në territorin e qytetit?.



Ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo gjithashtu e vlerësoi projektin.



?Është bukur të shohësh këto buzëqeshje dhe këta fëmijë, që tashmë kanë një shtëpi të bukur dhe duhet të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, të bëhen qytetarë jo vetëm shqiptarë, por edhe europianë, të realizojnë ëndrrat e tyre në Europë dhe në botë?.



Ndërkohë, të gjitha familjet përfituese rome duhet të përmbushin disa detyrime, që lidhen regjistrimin e fëmijës në shkollë dhe ndjekjen e rregullt të programit mësimor si dhe të sigurojnë trajtimin shëndetësor të fëmijëve, kur është i nevojshëm.





Bashkia e Tiranës nënshkroi këtë të martë një marrëveshje me Ujësjellës-Kanalizimet për të rritur cilësinë e shërbimet ndaj qytetarëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se kjo marrëveshje do të sjellë më shumë investime në këtë sektor.



?Jam shumë i lumtur që jemi bashkia e parë që firmosim një marrëveshje të tillë. Pas suksesit të stabilizimit të situatës energjetike në vend dhe të llogarive financiare të sistemit, po bashkojmë forcat për një sfidë tjetër, atë për rehabilitimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve?.



?Bashkitë janë pjesë integrale e kësaj reforme. Nuk mund të ketë sukses nëse vetë kryetarët e bashkive dhe ndërmarrjet mos ta marrin seriozisht këtë gjë. Uji, sa pasuri lokale, është edhe pasuri kombëtare. Është një pasuri e cila i kushton buxhetit të shtetit. Vetëm me nismën dhe vullnetin e plotë të të gjitha bashkive të Shqipërisë ky aksion do të ketë sukses?.



Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do të shfrytëzojë maksimalisht afatin e mbetur deri më 28 shkurt, që të gjithë qytetarët të formalizojnë lidhjet e paligjshme dhe të kryerjen pagesat e prapambetura të ujit të pijshëm.

Share This Video


Download

  
Report form