http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata nga zjarret vazhdon të mbetet alarmante. Emergjencat civile bënë të ditur se në 24 orët e fundit ishin aktive 9 vatra në Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Dibër.Banorë të fshatit Goricë në Dropull u përballën me flakët, që rrezikuan banesat si dhe Kishën e Shën e Premtes. Në ndihmë të zjarrfikësve dhe banorëve të zonës shkuan edhe forcat e ushtrisë.Edhe në malin Mile në Konispol, flakët shkrumbuan në një sipërfaqe me shkurre. Për shkak të terrenit, për shuarjen e zjarrit është dërguar një helikopter. Ndërkohë, pas tre ditësh përpjekjeje, vatra e zjarrit në fshatin Patin është shuar plotësisht.