Ora News - Kokaina e kapur në kontenierin me banane 90% e pastër

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kokaina e sekuestruar në trajlerin e bananeve rreth një muaj më parë ndodhet prej ditësh në pritje për të përfunduar analizat. Ndërkohë që për gjysmën e sasisë rezulton se ka përfunduar ekspertimi kimik.

Në bazë të analizave laboratorike që synojnë të zbardhin përbërësin e saj rezulton se kokaina është 90 % e pastër.

Sasia e 613 kilogramëve është transportuar në Laboratorin Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme ku ekspertimi kimik po bëhet me anë të gazkromatografit, një aparaturë moderne që përcakton pastërtinë e lëndës narkotike.

Përpunimi nënkupton përzjerjen me lidokainë, paracetamol dhe elementë të tjerë për të përfituar trefishin e sasisë mbi bazën e së cilës u bë përllogaritja e vlerës prej 180 milionë euro.

Burimet bëjnë me dije se është marrë nga një mostër për cdo pako për tu përcaktuar përqindja e pastërtisë kimikisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kokaina-e-kapur-ne-kontenierin-me-banane-90-e-paster

Share This Video


Download

  
Report form