Ora News – Çudit Korça, 9 muaj të vitit qyteti më i pastër, 3 muaj më i ndoturi

Ora News Emisione 2017-07-20

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raporti për vitin 2016 i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit listoi Tiranën si qytetin më të ndotur në Shqipëri.
Por një fakt interesant që përmend ky raport është fakti se qyteti juglindor i Korçës 9 muaj të vitit është qyteti më i pastër në vend, ndërsa tre muaj të tjerë qyteti më i ndotur.
Shkaqet i shpjegoi në Ora News Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mjedisit, Julian Beqiri.
Beqiri: Korça është 9 muaj qyteti më i pastër dhe 3 muaj qyteti më i ndotur.Tre muajt e dimrit, ngrohja me dru zjarri, çlirimi i blozës kishte një nivel të lartë PM10.Është për të ardhur keq sepse gjatë gjithë stinëve të tjera qyteti i Korçës ishte me një nivel shumë të mirë të cilësisë së ajrit.
Sa i takon kryeqytetit, ndotja është nivelet mbi normat e BE si në cilësinë e ajrit ashtu dhe zhurmave.
Ndotësi më i madh i ajrit vijon të jetë trafiku.
Beqiri: Tirana vazhdon të jetë një qytet me probleme dhe për shkak të densitetit të madh të popullsisë. Një nga ndotësit më të mëdhenj për dy elementë kryesorë të mjedisit, cilësia e ajrit urban dhe niveli i zhurmave është transporti. Në qytete me një ngarkesë të madhe trafiku do të ketë problematika. Ka një përmirësim të lehtë nga 2015 por vazhdon të shfaqet problematik krahasuar me normat e BE dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Tirana rezulton se është dhe në dyfish ditë më shumë se niveli i kërkuar. Nëse kemi 30-35 ditë të ndotura, Tirana ka më shumë se 70 ditë përgjatë vitit që janë ditë të ndotura përtej limitit të lejuar.Tirana dhe për nivelin e zhurmave sidomos natën është rreth 27% mbi nivelin e lejuar, ndërsa përgjatë ditës është 16-17%., Kemi një qytet që ka këto problematika kryesore.
Nga ana tjetër, Beqiri tha se edhe qytetet Fier, Lushnje dhe Lezhë janë në pragun e kalimit të normës së BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cudit-korca-9-muaj-te-vitit-qyteti-me-i-paster-3-muaj-me-i-ndoturi/

Share This Video


Download

  
Report form