#rtvora #oranews
Policia e shtetit ushtroi një kontroll masiv në ambientet e agjencive doganore në Tiranë në kuadër të një hetimi të madh kundër paligjshmërisë. Gjatë aksionit ku morën pjesë 200 policë, u shoqëruan shtatë persona ndërsa u sekuestruan edhe vula false si dhe një armë lodër.
Bastisjet në zonën e Laprakës në kryeqytet u kryen pak ditë pasi Porti i Durrësit u kthye në arenë të një tjetër operacioni me më shumë se 300 policë pas alarmit të dhënë mbi mundësinë e kalimit të kontenierëve me drogë.
Bastisja e fundit e ndodhur më 25 tetor mësohet se është mbikqyrur me dron për shkak të frikës për dekonspirimin e mundshëm gjatë veprimeve në terren.
Pas dështimit të zbulimit me skaner të dy nga katër kontenierëve të nisur nga Ekuadori me 137 kg kokainë, policia është vendosur në alarm duke verifikuar vetë çdo ngarkesë që mbërrin nga vendet e cilësuara si origjinë e dyshimtë për nisjen e lëndëve narkotike.
Ora News ka siguruar të dhëna nga një raport konfidencial ku pasqyrohen tri raste të dështuara në zbulimin e dy ngarkesave me drogë dhe një kamioni me klandestinë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ora-news-siguron-fotot-si-kaluan-te-paster-dy-kamione-me-droge-e-nje-me-emigrante
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp