Report TV - Tiranë, mashtruan kambistët me 140 mijë euro false, Report Tv siguron fotot

Report TV 2018-05-09

Views 1

Dy shtetas gjeorgjianë përkatësisht 54 dhe 63 vjeç janë autor të mashtrimit me 140 mijë euro false, valutë kjo e këmbyer në një zyrë këmbimi valutor në rrugën ?Sami Frashëri? në Tiranë, gjatë muajit Korrik 2017. ReportTv ka siguruar fotot ekskluzive të parave false të sekuestruara nga policia, ndërsa në respekt të sekretit hetimor ka vendosur të mos publikojë emrat e dy shtetasve në kërkim.
Ata janë me shtetas gjeorgjiane dhe kanë qëndruar në Shqipëri 10 ditë deri në finalizimin e mashtrimit me 140 mijë euro false mesditën e 30 korrikut. Janë këto fotot ekskluzive të provave materiale të sekuestruara nga policia, ku siç shihni mbi tryezën e zyrës së këmbimit valutorë kanë mbetur paratë në prerje 500 euro në dy topa, zarfi dhe çanta e zezë me të cilën Gjeorgjanët kanë bërë ndërrimin e parave në fund.

Por si ka funksionuar kjo skemë mashtrimi? Sipas hetuesve autorët nga Gjeorgjia kanë këmbyer disa herë para në këtë zyrë nga dollar në euro në vlera 1500, 2000, dhe 6000. Ditën që kryen goditjen me 140 mijë euro false ata sipas hetuesve kanë përdorur teknikën e ndërrimit të pakove me para duke marrë paratë e rregullta nga tryeza e kambistit dhe duke lënë aty një çantë të përafërt me euro false, siç dhe shihni në këtë foto ekskluzive.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS