Report TV - Tiranë, sekuestrohet 1 kg kokainë e 12.8 mijë euro, kapen 7 persona

Report TV 2016-09-19

Views 1

Policia e Tiranës ka prangosur 7 persona në Tiranë, pas sekuestrimit të 1 kilogram lënde narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme kanabisi si dhe 12.8 mijë euro.

Siç raporton policia, lënda narkotike është sekeustruar pas operacionit të koduar "SEVEN" ku është sekuestruar gjithashtu edhe kanabis sativa, 15 telefona celularë, 3 automjete dhe dy peshore elektronike.

Policia shton se, në pranga kanë rënë: Mikel Mitri, 45 vjeç,Enea Mitri 23 vjeç, Donjet Zaloshnja 33 vjeç, Selim Rama 28 vjeç, i dënuar më parë për disa vepra penale, Aurel Kafeja 26 vjeç, Indrit Barçi 26 vjeç dhe Llazar Buhani, 53 vjeç.

Share This Video


Download

  
Report form