Policia e Tiranës ka arrestuar dy grupe në Tiranë të cilat merreshin me shitjen e kokainës.
104.2 gram kokainë kanë gjetur uniformat blu, nga kontrollet që ka ushtruar në dy makina të ndryshme.
Në operacionin ?Biss?, Policia ka ka kontrolluar makinën ?Volksvagen? të rruga ?Kongresi I Manastirit?, ku në pjesën e këmbëve te sendilja e pasagjerit janë gjetur 50 gram kokainë.
Në pranga kanë rënë Genci Huta, Denis Yzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Gega. Ky është momenti kur Policia shtrin në tokë trafikantët e kokainës dhe I arreston ata. Genci Huta është arrestuar më parë edhe në Itali në vitin 2010 me 1 kg kokainë.
Pak orë më vonë është zhvilluar nëj tjetër operacion nga Policia i koduar ?Tranter?. Dritan Toska dhe Vladimir Ademi janë arrestuar pasi nga kontrolli në makinën tip Audi dhe në banesën ku ata jetonin, janë gjetur 50 gr kokainë.
Gjithashtu Dritan Toskës dhe Vladimir Ademit I janë gjetur edhe 1100 dollarë të falsifikuar dhe një sasi lekësh të cilat dyshohet se kishin grumbulluar nga shitja e kokainës. Po kështu Uniformat Blu kanë gjetur edhe 12 fishekë.