TIRANË-Gjashtë persona janë arrestuar në dy operacione në kryeqytet, ndërsa janë sekuestruar; 104.2 gramë kokainë, 1100 dollarë, 52000 lekë të reja, 2 automjete, 8 telefona, 1 peshore elektronike dhe 12 fishekë pistolete.
Në operacionin e parë të koduar "BISS", janë arrestuar 4 persona; Genci Huta 46 vjeç, Denis Yzo 37 vjeç,
Gentjan Dikollari 30 vjeç dhe Anxhelin Prenga 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rr."Kongresi i Manastirit", në mjetin tip "Volksëagen" që po drejtohej nga Genc Huta dhe pasagjer shtetasit Denis Uzo, Gëzim Dikollari dhe Anxhelin Gega në pjesën e këmbëve të pasagjerit janë gjetur 50.4 gramë kokainë.
Gjithashtu u sekuestruan një automjet tip "Volksëagën", 1 peshore elektronike, 6 telefona celularë, automjet tip "Audi", 1100 dollarë (dyshohen të jenë të falsifikuara) dhe 52000 lekë të reja, 2 telefona celularë dhe 12 fishekë.
Në operacionin e dytë policor të koduar "TRANTER" janë arrestuar; Dritan Toska 38 vjeç dhe Vladimir Ademi 37 vjeç.