DURRËS-Policia ka vendosur në pranga 4 persona, mes të cilëve dy pronarët e lokalit në Sukth, pasi akuzohen për prostitucion.
Pas një hetimi 2 mujor është finalizuar operacioni i koduar "Bujtina", ku janë vendosur në pranga dy tutorë, një klient dhe një 34-vjeçare e dënuar më parë për prostitucion.
Të arrestuarit janë Pren Brushaj 66 vjeç, pronari i lokalit tutor, i dënuar më parë për shitje droge, Sanija Gaxhori 60 vjeçe, banuese në Sukth i Ri, tutore.
B.S. 34 vjeçe, banuese në Durrës, e dënuar më parë për prostitucion dhe P. L. 43 vjeç, banues në Rromanat, klient.
Dy pronarët e lokalit punësonin femra si kamariere dhe i shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës 2000- 3000 lekë, me klientë të këtij lokali.