Kapet 1.3 tonë drogë në Tiranë, në pranga 6 trafikantë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1.3 tonë kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e tiranes gjate dy operacioneve antidroge mbrëmjen e se premtes. Drejtori i policisë se tiranes Ardi Veliu deklaroi se 6 persona janë vene ne pranga si dhe janë shpallur ne kërkim tre te tjerë.Sipas policisë personat janë kapur ne flagrance ne orët e mbrëmjes pranë ?Unazës së Re? dhe ne rrugën ?Lidhja e Prizrenit?.Pas informacioneve ne rruge operative, policia ka organizuar operacionin rreth orës 21.30 te mbrëmjes. Mjeti me te cilin lëviznin personat e dyshuar nuk i ka ndaluar thirrjes se policisë por ka vazhduar duke çuar me shpejtësi derisa është përplasur.Materialet për këtë çështje do ti kalojnë Prokurorisë së Tiranës. Ndaj të ndaluarve rendon akuza e prodhimit dhe shitjes se lendes narkotike, shkelje te rregullave te qarkullimit dhe mosbindje ndaj urdhrit te policisë. Ndërsa ne operacionin e dytë janë arrestuar Hasan Sula dhe bashkëshortja e tij Merita Sula, si dhe janë shpallur dy djem,te e tyre, pasi rezultoi se një sasi e madhe droge e kapur ne tirane janë marre prej tyre.

Share This Video


Download

  
Report form