Kapet 1.5 tonë drogë në Velipojë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-08

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një sasi e madhe droge u kap mëngjesin e kësaj të shtunë në lagunën e Vilunit në afërsi të plazhit të Velipojë. Ngarkesa prej afro 1.5 tonë u sekuestrua gjatë operacionit të forcave special dhe atyre të Shkodrës ndërsa goditja u bë në momentin që ajo po ngarkohej në një gomone. Gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë u arrestuan dhe disa persona. Droga është transportuar në drejtorinë e policisë së Shkodrës aty dhe po peshohet për te përcaktuar sakte sasinë ndërsa. Në po të njëjtën zonë 3 vite më parë policia finalizoi një tjetër operacion të koduar laguna e Vilunit ndërsa në pranga ranë 4 persona të cilët trafikonin hashash drejt Italisë. Laguna është e njohur prej vitesh si një ndër pikat strategjike e cila përdoret nga trafikantët për të dërguar ngarkesat me hashash drejt vendit fqinj.

Share This Video


Download

  
Report form