http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia ka bllokuar Velierën midis Plazhit të Levanit dhe Derëzezës e cila kishte në bord 1 ton lëndë narkotike kanabis sativa.
Operacion antidrogë u zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure nga Vlora e deri pranë grykëderdhjes së Semanit në Fier, ndërsa droga mësohet se kishte si destinacion shtetin fqinj Italinë. Ishte një sinjalizim nga radari i Policisë Kufitare në Hoxharë i cili ka bërë të mundur identifikimin e një mjeti lundrues të dyshimtë.
Menjëherë në drejtim të anijes janë nisur forca të shumta policie nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare si dhe Guardia di Financa.
Në momentin e ndalimit Veliera me emrin ?Nano Nini? me flamur Italian kishte në bord 2 persona, një Italian dhe një Shqiptar.
Sapo kanë pikasur që po ndiqen nga policia skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det. Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë, ndërsa vazhdon aksioni për gjetjes së pjesës së tjetër të drogës në det.
Pakot e sekuestruara janë transportuar për në komisariatin e fierit me dy kamionë të mëdhenj, nën masa të rrepta sigurie.
Dy trafikantët janë arrestuar dhe janë shoqëruar për në ambientet e policisë së Fierit.