http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trafikantet nuk heqin dore nga përpjekjet per te dërguar drejt Italisë, ngarkesat ve droges. Nje gomone me 812 kilogramë mariuhane është kapur nga Guardia di Finanza ne zonën e Leçes. Dy shqiptare kane përfunduar ne pranga gjate operacionit te përbashkët mes policisë shqiptare dhe autoriteteve italiane. Droga ishte e ndarë në 30 pako të madhësive të ndryshme. Fillimisht mjeti lundrues u pikas nga policia kufitare shqiptare, në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhzës, teksa udhëtonte në drejtimin lindje-perëndim. Pala shqiptare njoftoi menjëherë Guardia di Finanzan italiane, e cila vijoi ndjekjen ne ujerat e vendit fqinj gjate nates. Vetëm rreth orë 02:10, motovedetat kanë arritur të identifikojnë dhe të ndalojnë mjetin e lundrimit në afërsi të Leçes. Trafikantët e lëndës narkotike, emrat e të cilëve, policia ende nuk i ka bërë publike, janë nga qyteti i Vlorës.Autoritetet italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të personave të arrestuar. Nuk përjashtohet mundësia qe ata te jene pjese e një grupi te organizuar, qe kane tentuar edhe me pare te beje transportimin e ngarkesave me mariuhane drejt vendin fqinj.