http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehet trafiku i drogës me gomone nga Shqipëria drejt Italisë. Policia kufitare shqiptare dhe Guardia Di Finanza italiane kane mundur te kapin nje mjet lundrues pese metra te gjate ne bordin e se cilës gjendeshin 300 kilogramë mariuane. Ne pranga kane rene edhe dy trafikantet, shqiptare nga Kavaja nje 46-vjeçar me inicialet B.K dhe 36-vjeçari me inicialet T.V. Fillimisht ka qene helikopteri i Guardia Di Fianazas qe ka pikasur gomonen 24 milje larg nga grykëderdhja e lumit Vjose, e cila po lëvizte me shpejtësi drejt brigjeve italiane. Menjëherë nga deti ka nisur ndjekja e trafikanteve. Nje motovedete italiane dhe një mjet tjerre lundrues i Delta Force jane angazhuar ne operacion. Gomonia është bllokuar rreth orës 11:00 te paradites dhe është shoqëruar ne portin e Brindizit. Menjëherë jane arrestuar dy personat qe shoqëronin ngarkesën. Ata jane banore te fshatit Qerret te Kavajës. Ne bord u gjeten 300 kilogramë mariune e ndare ne 12 pako. Te arrestuarit po merren ne pyetje per zbuluar se cili ishte destinacioni përfundimtar i drogës. Hetuesit dyshojnë se behet fjale per nje rrjet te organizuar qe ka tentuar te kaloje edhe me pare përmes detit ngarkesa te konsiderueshme mariuane. Marrja e ne pyetje e personave qe ndodheshin ne gomone, pritet te pasohet edhe nga arrestime te tjera.