Drogë shqiptare në Bari, kapet gomonia me 350 kg hashash - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia italiane ne Bari ka njoftuar kete te marte se natën e Krishtlindjeve karabinierët e qytezës se Monopolit kane sekuestruar 350 kg hashash ne një furgon, si edhe nje gomone me dy motorë te fuqishëm, e përdorur nga trafikantet shqiptare per transportimin e drogës ne brigjet italiane. Operacioni i policisë nisi pasi agjentet konstatuan furgonin qe po lëvizte me shpejtësi ne rrugën përgjatë bregut. Agjentet u vunë menjëherë ne ndjekje te tij, por shoferi, duke përfituar edhe nga errësira u largua duke braktisur mjetin dhe ngarkesën. Policia italiane gjeti ne furgon 40 pako hashash, per një total prej 350 kg. Kërkimet e mëtejshme sollën edhe zbulimin e gomones me dy motorë te fuqishëm, prej 300 kuaj fuqi secili, e cila ishte braktisur ne breg. Autoritetet po vijojnë hetimet per te identifikuar pjesëtaret e grupit te trafikut te drogës.

Share This Video


Download

  
Report form