Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një kg kokainë është sekuestruar nga policia e Tiranës. Operacioni i koduar "Flex", çoi në pranga 4 persona, banues në Tiranë. Shtetasit e arrestuar në flagrancë janë:
- J. Z., 36 vjeç, S. H., 44 vjeç, B. M., 43 vjeç, si dhe R. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.
"Për këta shtetas disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit kokainë.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën ?Janko Theodhosi? dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një q Posts
ese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës", sqaron policia.
Është sekuestruar në total (nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve):
- 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit ?kokainë?
- mjet prerës (thikë)
- 4 aparate celular
- pranga
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim?, ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta? dhe ?Mbajtja pa të drejtë e uniformës".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kapet-1-kg-kokaine-ne-tirane-kater-ne-pranga