Kokaina e Durresit 85 % e paster, vlen 10 mln euro

RTV KLAN 2019-10-09

Views 1

Në këtë mënyrë ishte fshehur brenda kontejnerëve kokaina e nisur nga Ekuadori, një pjesë e së cilës u kap në Portin e Durrësit. Autoritetet greke kanë dhënë detaje të reja për zbulimin dhe sekuestrimin e rreth 700 kg kokainë, nga të cilat u 137 kg u kapën në fund të Shtatorit në portin e Durrësit.

Gjatë një konference për shtyp, pasditen e së mërkurës, përfaqësues të policisë dhe të doganës greke thanë se pastërtia e kokainës së dërguar nga Ekuadori ishte 85%.

Ata kanë përllogaritur se vlera e drogës së sekuestruar i kalon 10 milionë eurot. Autoritetet greke kanë dhënë detaje edhe si ranë në gjurmë të ngarkesës, sinjalizimin për të cilën e kishte dhënë një shërbim i huaj doganor.

Menjëherë u kontaktua zyra e DEA-s në Athinë dhe policia shqiptare.

Droga e fshehur në kontejnerët me banane është zbuluar në Selanik dhe në Pire, gjatë disa datave, që nga fillimi i Gushtit, duke përdorur ekzaminimin me rreze X. Në disa raste droga ishte fshehur brenda mureve të kontejnerëve, e raste të tjera në motorët e frigoriferëve.

Në vendet ku ishte fshehur kokaina, kishte edhe aparate GPS, me qëllim që dërguesit të dinin në çdo moment vendndodhjen dhe të njoftonin pritësit e ngarkesës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS