Zbardhet skema e plotë/Si mbërritën 3.4 mln euro me “Toyota” në Portin e Durrësit, porositësit

Report TV 2018-06-26

Views 2

Zbardhet skema e plotë se si mbërritën në Shqipëri 3. 4 milionë euro dhe personat e përfshirë. Deri më tani janë arrestuar katër persona Edi Lika, Klevis Lika dhe Agim Cekaj janë personat që kanë kryer transportin e mjeteve që rezultojnë të jenë blerë në Gjermani në emër të Alban Mollaymerit për porosi të dy shtetasve Alfred Vladi dhe Elvis Vladi.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, në dy mjetet tip ?Toyota?, të cilat ishin të ngarkuara në një kamion ?Bizark? që transportonte edhe 7 makina të tjera janë sekuestruar 3,366,800 euro, 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara si dhe 80,000 franga zvicerane. Për këtë trafik parash, që dyshohet se kanë origjinën nga aktivitete kriminale, Policia e Shtetit njoftoi se ishte vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karroatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.

Me marrjen e këtij informacioni, iu është dhënë porosi gjithë strukturave të Pikat e Kalimit Kufitar për konstatimin dhe kontrollin e kësaj ngarkese. Një ditë më pas në Kuvend, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se është zbuluar një automjet tip ?Toyota Yaris? me 1.5 milion euro që vinte nga Gjermania dhe disa orë më pas, SHISH informon Policinë e Shtetit për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ?Toyota?, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.

Share This Video


Download

  
Report form