#rtvora #oranews
Qëndrim të pastër politik e ka konsideruar Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bllokimin që Franca dhe Holanda i bënë çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimi Europian.
Për shqetësimin e Holandës për kriminalitetin shqiptar, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se lufta është përgjegjësi e qeverisë atje dhe në këtë drejtim do të ketë mbështetjen e Shqipërisë.
Lleshaj: Kriminaliteti që zhvillohet në Holandë është përgjegjësi e qeverisë holandeze që të adresohet në thelb. Megjithatë në rastet kur autorë shqiptarë kryejnë vepra kriminale në Holandë ne ndjejmë një përgjegjësi për të bashkëpunuar me autoritetet holandeze. Qëndrimi i tyre në lidhje me negociatat është një qëndrim i pastër politik.
Duke e konsideruar qëndrimin të ndikuar nga çështjet e brendshme, Lleshaj nga Devolli tha se dy vendet aspirante u gjendën para derës së BE-së në një moment jo të përshtatshëm.
Lleshaj: U duhet atyre kohë për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me probleme të brendshme të BE. Ne thjesht jemi ndodhur në këtë moment të papërshtatshëm në derën e BE, ndoshta.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mazhoranca-e-indinjuar-nga-jo-ja-e-be-se-vendim-i-paster-politik
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz