Bashkëkoordinatori i grevës së urisë Skënder Tufa deklaroi sot në mëngjes se arrestimi i Asllan Patriotit në këto momente ka motive politike dhe i bën apel ndërkombëtarëve të ndërhyjnë për lirimin e tij. Tufa thotë se gjatë orëve të mbrëmjes ka pasur dhe ai presione.
"Patrioti u arrestua për motive të pastra politike. Akuzohet për një veprim në muajin qershor, të cilin nuk e dimë nëse e ka kryer. Drejtësia nuk duhet të abuzojë. Në këto momente Asllani po kërkon të drejtat e të përndjekurve. Çdo veprim që kryhet kundër këtij grupi është politike. Patrioti duhet të lirohet dhe të vijë pranë grevës. I bëj apel Ndërkombëtarët të ndërhyjnë për ta liruar. Të kenë mirësinë të mbarojë kjo greve, dhe nëse ka probleme me drejtësinë, policia të veprojë pas mbarimit të kësaj greve. Ndërkombëtarëve u kërkoj mbështetje. Arrestimi dhe ndalimi i tij është politik. Ashtu mund të ndalohem dhe unë, dhe mbrëmë kam pasur presione, dhe kur vajta në emisionin "Top show" të Alban Dudushit vajta duke u fshehur nëpërmjet rrugicave si guerrilas."