Ora News - Begaj: Jam e pastër, shteti të më ndihmojë të ndjek çështjen në KAS

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Peshëngritësja Romela Begaj apelon institucionet shtetërore që ta ndihmojnë për të ndjekur çështjen e saj në KAS.

Në studion e lajmeve të Ora News, ajo thotë se shteti ka për detyrë ti dalë për zot sportistit të vetë.

Begaj: Unë u kërkoj institucioneve që të më lënë mënjanë si Romelë, të mbrojnë flamurin, si çdo shtet që mbron sportistin e vet. Si Rusia, që doli Putin dhe tha mos loz me dy standarte. Është një President që u ka dalë në mbrojtje të gjithë sportistëve se aty është emri i një shteti.I kërkoj shtetit tim të më çojnë deri aty ku unë kam të drejtë, se unë jam e pastër dhe deklaroj që jam e pastër.Është arbitrazhi sportiv , KAS, por duhet të kem dhe avokat, doktor.Unë nuk kam mundësi financiare, por jam e gatshme për çdo analizë.

Për Begaj, rezultatet e analizave që e nxjerrin përdoruese të substancave të ndaluara në kampionatin botëror janë një skandal.

Begaj: Është një skandal kjo lloj substance që jam akuzuar për së dyti, jam një sportiste që kam 13 vite sport. I kam dhënë këtij flamuri dhe këtij shteti që përfaqësoj gjithçka, të gjitha medaljet si europiane dhe botërore. Por kjo nuk është e drejtë, çdo lloj loje mund të bëhet në emër të sportistit. Unë kam dalë në gjak e pastër dhe në urinë e pisët. Si mund të dal një njeri në gjak i pastër dhe në urinë e pisët? Unë kam nevojë për mbrojtje, atë kërkoj. Thjesht të vinë, jam e gatshme t'u shpjegoj. Por askush nuk ka hapur këtë temë dhe të më thirrë sikur edhe 5 minuta.

Peshëngritësja përjashton çdo mundësi që të ketë marrë substancën e stanazololit me apo pa vetëdije.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/begaj-jam-e-paster-shteti-te-me-ndihmoje-te-ndjek-ceshtjen-ne-kas

Share This Video


Download

  
Report form