Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe bashkitë e vogla kryesojnë listën e institucioneve publike sa i takon numrit të emërimeve të paligjshme (familjare, politike dhe klienteliste), gjatë vitit 2017. Ky është konstatimi i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, në raportin për veprimtarinë e këtij organi gjatë vitit 2017. Sipas raportit të siguruar nga Shqiptarja.com, në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, gjatë vitit 2017, janë bërë 20 emërime të paligjshme, në Bashkinë Bulqizë 28 emërime të paligjshme, në Bashkinë Mat 10 emërime të paligjshme, në Bashkinë Kurbin 10 emërime, në Bashkinë Dibër 28 emërime, Bashkia Përmet 6 emërime, Bashkia Kavajë 4 emërime etj. Kjo listë është prodhuar nga inspektimi i vetëm 28 institucioneve publike.